Sunday, September 20, 2020

Kumbulla monumental, Verona përmbysje magjike ndaj Juventusit! (VIDEO)

Verona ka bërë një përmbysje magjike përballë kampionëve të Juventusit, duke u konfirmuar hirushja e këtij sezoni në Serie A. Ekipi i Juric zhvilloi një ndeshje perfekte, ku mbi të gjithë u dallua padyshim edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Kombëtares, i cili festonte edhe 20-vjetorin e tij të lindjes gjeti golin në minutën e 21-të, por sistemi VAR e anuloi për pozicion milimetrik jashtë loje. Pjesa e dytë nisi pak më ndryshe, me Juventusin pak më kërkues që gjeti golin me anë të Cristiano Ronaldos, me portugezin që shënoi mjaft bukur.

Gjithsesi, vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 76-të barazuan me anë të një ish-milanisti, Fabio Borini. Ky i fundit depërtoi në zonë dhe mposhti portierin bardhezi.

Sidoqoftë, nuk u mbyll me kaq dhe protagonist ishte dhe një herë Kumbulla. Goditje me kokë e mbrojtësit tonë u devijua me dorë nga Bonucci dhe pas konsultimit me sistemin VAR nuk kishte dyshime: Penallti për Veronën! Përsëri një ish-milanist, por këtë herë Pazzini. Gol dhe përmbysje e çmendur e Veronës, që shijon momentin magjik, duke i dhënë një shans të artë tashmë Interit dhe Lazios për të kapur Juventusin.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...