Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjeve pa leje në Krujë. Mësohet se shtetasi me inicialet P. K është vënë në pranga.
Shtetasit në shtëpinë e tij iu gjetën disa fidanë të dyshuar si cannabis sativa. Kjo lëndë narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve në territorin e fshatit Brret në Krujë janë gjetur të kultivuara fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar.
Në një fuçi metalike janë gjetur të fshehura edhe dy armë zjarri, konkretisht 1 automatik dhe 1 pushkë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë fshehur armët dhe identifikimin e personave që kanë kultivuar fidanët narkotikë.