Parashikimi i horoskopit nga astrologe Meri:
Dashi
Duhet të bëni për vete një sjellje më të denjë dhe më paqësore me njerëzit që keni përreth.
Demi
Çdo shpenzim apo vlerë në jetën tuaj erotike duhet ta tregoni jo me mburrje, por si një mundësi që keni krijuar me aftësitë tuaja dhe do ta shijoni shpirtërisht.
Binjakët
Ka ardhur momenti të keni aq mundësi dhe shanse sa të ndjeheni të ekuilibruar. Kjo do bëjë të tregoni maturi dhe dashuri për të tjerët.
Gaforrja
Nëse qëllimi justifikon mjetin, sot do kuptoni se mjeti nuk justifikon qëllimin. Lëvizjet dhe qëllimet në jetën tuaj duhet të kenë burim shpirtëror.
Luani
Duhet të zini një pozicion në shoqëri apo jetën sociale sepse e keni humbur disi vlerën. Jo çdo gjë që shkëlqen është flori dhe kjo ka një të vërtetë për ju.
Virgjëresha
Nëse keni mbetur shpirt i pastër në tregun e biznesit dhe të shkëmbimeve monetare, sot e drejta duhet të bëhet mbrojtësja juaj.
Peshorja
Do keni njohje cilësore që do kërkojnë një ngritje në jetën tuaj. Për t’u ngritur, duhet të keni një marrëdhënie konkrete.
Akrepi
Vlerën dhe respektin për ju do ta kuptoni se do ju vlerësojnë edhe ekonomikisht në marrëdhënie të ndryshme. Asnjë këshillë nuk jepet falas dhe kjo ka rëndësi për ju sot.
Shigjetari
Do ju bëjnë një ofertë të re pune ose universi ka një punë të re për ju. Çfarë e ka detyruar energjinë e qiellit të mendojë kështu, mund ta zbuloni rrugës.
Bricjapi
Edhe brenda mureve të shtëpisë do shikoni se kush investon është më i vlefshëm.
Ujori
Një ditë cilësore sot për ju në lidhje me ndjenjën dhe sjelljen në jetën erotike. Do keni ndjenjën e drejtësisë, të pastërtisë dhe vlerësimit.
Peshqit
Do ishte mirë të vlerësonit një menaxhim të mirë të familjes, shtëpisë dhe të afërmve, një mundësi udhëtimi me persona të dashur.