Sunday, September 20, 2020

Kryeministri Rama e thotë publikisht: “Kristi Reçi që vdiq nga tërmeti ishte e fejuara e Gregut”

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për emisionin italian “Porta a Porta” të Bruno Vespës në “Rai Uno”.

Gjatë intervistës në studio, Rama ka pranuar historinë. Kristi Reçi, studentja e mjekësisë që humbi jetën nën rrënoja me familjen e saj, ishte e fejuara e djalit të tij, Gregut.

Në fjalën e tij, kryeministri ka thënë se nuk ka preferuar që të flasi për këtë ngjarje. Ai ka theksuar se kjo humbje e shtoi më shumë detyrimin e tij për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

“Zoti kryeministër, nga tragjedia e tërmetit humbi jetën edhe Kristi Reçi, e fejuara e djalit tuaj?”, ishte pyetja e Bruno Vespës drejtuar Ramës.

“Po, është e vërtetë, por më lejoni të them që duke u  gjendur në këtë situatë të veçantë dhe në ketë detyrim shumë të lartë për të qenë kryeministër i një vend që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo familjen tonë, por me të gjithë ne. Kjo humbje, thjesht e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka, sepse nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën”, ka thënë Rama.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...