Kryeministri Rama ashpërson tonet ndaj Berishës: “I shtrembër si gungë dhe gojështhurur”

Gjatë fjalës që po mban në çeljen e fushatës zgjedhore, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj opozitës, duke thënë se Voltana Ademi është kryebashkiakia më e paaftë, ndërsa ka folur me fjalë të ashpra dhe për Sali Berishën.

“As vetë Tiranë nuk është ende si e duam nesër për fëmijët, por shikoni se ku janë sot krahasuar me ku ishim dje, vetëm 4 vite më parë. Shikoni se cfarë bënë me Shkodrën për 30 vite dhe cfarë bëmë ne me Vlorën në 4 vite. Duhet të jesh komplet qorr për të mos bërë dallimin, mes verbërisë së tyre dhe vizionit tonë për Rilindjen Urbane. Kudo që jemi investuar për të zeruar ndotjen nga plehrat, ata thonë vjedhje, vjedhje, vjedhje. Priteni kur të fillojnë edhe për zhdukjen e kancerit të Porto Romanos, që do e kthejmë në një park të madh. Vjedhje edhe në Lungomare….që do të vijojë me të tjera vepra shembullore. Rrugën Milot-Balldren e kthyen në autostradën e vdekjes, ne do e transformojmë në një autostradë të standardit A. Në Shkodër mezi i bëmë ca punë, duke anashkaluar kryebashkiaken më të paaftë. Këta njerëz mendojnë dhe shikojnë vetëm vjedhje. Për ata të punosh do të thotë të vjedhësh dhe duket se nuk kanë nisur kurrë një punë pa menduar se cfarë do të vjedhin. Ata janë të mbrapshtë, nuk drejtohen dot, ai që prej 30 vitesh u ka dhënë formën e tij të shtrembët si gungë dhe gojën e tij të shthurur”, është shprehur Rama.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...

Vrasja Azem Hajdarit/ “Kam listën me autorët e vrasjeve në Tropojë, Berisha të mos …

Në një intervistë të gjatë Sali Lushaj ka folur lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.Për gazetën Panorama Sali Lushaj shprehet se Sali Berisha nuk...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor, 2020

DashiHëna është e favorshme: përfitoni prej saj, qiell i bukur për dashuri. Në punë, ky është një vit që përfshin vendime të rëndësishme dhe...

“Me urdhrin e saj janë vjedh votat”, Nard Ndoka kundërshton hapur Topallin, zbulon të fshehtat kur ishin në PD

Ish-deputeti Nard Ndoka ka folur në lidhje me partinë e re “Lëvizja pë Ndryshim” e Jozefina Topallit.Ndoka është shprehur se Topalli ka urdhëruar vjedhjen...