Sunday, September 20, 2020

Kriza e Atleticos, futbollistët u paguajnë biletat tifozëve për ndeshjen e radhës

Atletico Madrid po kalon periudhën më të vështirë që nga momenti kur drejtimin e klubit e ka marrë, Diego Simeone.

“Los Colchoneros” u eliminuan nga Kupa e Mbretit, ndërsa edhe në kampionat është shumë larg kreut e jashtë luftës për titull.

Për të shpërblyer disi tifozët që vazhdojnë e mbështetin ekipin, edhe pse në një situatë të vështirë, futbollistët e Atleticos kanë menduar që të ndërmarrin një nismë të veçantë. Për të gjithë ata që do të udhëtojnë më datë 14 shkurt drejt Valencias, për sfidën që luan Atletico atje, hyrja në stadium do të jetë falas.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se të 508 biletat që janë nxjerrë në shitje nga klubi për këtë transfertë, do të rimbursohen nga vetë futbollistët e Atleticos. Edhe pse bëhet fjalë për një shifër modeste, pasi biletat kushtojnë 40 euro copa, lojtarët kanë dashur në këtë mënyrë që të falënderojnë tifozerinë që po i qëndron afër edhe pse rezultatet në fushën e lojës nuk kanë qenë në lartësinë e duhur.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...