Këtë sezon televiziv ka nisur emisioni “Binjakët” të vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj. Bashkë me ta moderonte edhe Einxhel Shkira.
Por një e papritur ka ndodhur. Moderatorja ka zbuluar se është larguar nga moderimi i këtij emisioni në mes të sezonit.

Lajmin e ka dhënë vet Einxhel përmes një njoftimi në Instagram. Ajo ka zbuluar se po bëhet gati për një projekt të ri.
“Për arsye të ndryshme, duke filluar që nga sonte nuk do të jem pjesë e shoë-t Binjakët. Zoti ka arsye për të gjitha gjërat që na ndodhin, kështu që ne duhet t’i besojmë rrugës që ai ka planifikuar për ne. Një projekt i ri po vjen. Mezi pres ta ndaj me ju!”, ka shkruar moderatorja.
