Friday, September 18, 2020

Koronavirusi në Itali/ Ambasada shqiptare në Romë: Ja çfarë po ndodh me qytetarët tanë

Përhapja e Koronavirusit në disa rajone të Italisë ka sjellë dhe reagimin e ambasadës shqiptare në Romë, e cila përmes një deklarate, ka bërë të ditur se deri më tani, asnjë shtetas me origjinë shqiptare nuk është prekur nga virusi vdekjeprurës.

Ambasada shqiptare në Itali është drejtuar me një thirrje ndaj shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj, që të marrin masat dhe të respektojnë urdhrat e dhëna nga autoritetet italiane.

Njoftimi i Ambasadës:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë. Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë tonë të Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë si dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar.

U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjencës.

Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve. Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situatës. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Tragjike, ndahet nga jeta mjeku i njohur, njihet si themeluesi i Okulistikës Shqiptare

Një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare, Gjergji Cepa, është ndarë sot nga jeta në moshen 81-vjeçare.Deri në moshën 78-vjeçare, edhe pse në pension, ai...

Makina del nga rruga, plagosen rëndë dy të rinjtë

Dy persona janë plagosur në një aksident në fshatin Shënpjetër të Fierit.Raportohet se rreth orës 16:15, shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier,...

Dy punonjëse të marketit rezultojnë me COVID-19, i gjithë stafi bën tamponin por aktiviteti nuk mbyllet

Dy punonjëse të një marketi janë infektuar me COVID-19 në Elbasan. Ata janë vetëkarantinuar në banesën e tyre, ndërsa u është marrë tamponi edhe...

Kur do largohet koronavirusi? OBSH më në fund ka një përgjigje

A do të ikë Covid-19 dhe kur do t’i kthehemi normalitetit të vjetër? Këto pyetje janë ato që i ka bërë çdo njeri gjatë...