Policia ka vendosur në kontroll tre të rinj pas një kontrolli që ka ushtruar në një lokal në Tiranë. Aty u gjetën dhe u sekuestruan lëndë narkotike e llojit kokainë.
Gjithashtu, në këtë lokal u gjetën pajisje që përdoreshin për lojërat e fatit dhe një shumë parash. Të rinjtë e arrestuar janë 20 vjeçari me inicialet E. H, 32 vjeçari me inicialet H. H dhe J. G.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim 30 vjeçari me inicialet B. H. Gjithashtu, është arrestuar një 47 vjeçar sepse u gjet me kokainë në shtëpi dhe me një përforues grushti.
Një tjetër 33 vjeçar është arrestuar. Ndaj tij rëndonin akuzat për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave dhe i formularëve”, “Kontrabandë mallrash për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e së drejtës së pronësisë industriale”.