Friday, October 30, 2020

Kontrollet e policisë për mbajtjen e maskës: 341 gjoba brenda ditës, shoqërohen në Komisariat 11 persona

Gjatë kontrolleve në ditën e sotme për zbatimin e vendimit për vendosjen e maskës shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila, për personat që e kanë shkelur vendimit.

Gjithashtu, efektivët e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.
Punonjësit e Policisë vijojnë kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Edhe gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.
Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezenën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin.
Policia e Shtetit falënderon edhe njëherë qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...

“Ja vatrat kryesore të përhapjes” Pëllumb Pipero, bën deklaratën e rëndësishme për virusin

Pas masave të reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëv si pasojë e rritjes së rasteve me COVID19, ka folur dhe mjeku i...