Konfiskohen 3.4 mln eurot e gjetura në “Toyota Auris”, paratë kalojnë në llogari të shtetit

Apeli i Posaçëm ka konfiskuar 3.4 mln eurot e gjetura në makinën tip mjet “Toyota Auris”.

Sipas burimeve, mësohet se paratë e konfiskuara do i kalojnë shtetit.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

- Advertisement -

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti i Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Balla e fitoi edhe gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

Fillimisht për këtë dosje u arrestuan gjashtë persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka. Vladit iu dha vetëm një vit e gjysmë burg për veprën penale të mosdeklarimit të parave në kufi, duke sfumuar akuzën fillestare “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Për të njëjtën çështje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka i cili u gjykua për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Çeka ishte shoferi i kamionit.

Në shkurt të këtij viti, belgët erdhën në Shqipëri dhe pritën për dy orë e 20 minuta ishkryedemokratin Lulzim Basha, i cili u mor në pyetje nën cilësinë e personit në dijeni. Në qendër të hetimeve është edhe një grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastron para me ndihmën e disa zyrtarëve, por ende nuk janë zbardhur detaje apo emra të personave të përfshirë.

Lexo edhe: https://www.flashnews.al/mbetje-e-komunizmit-reagon-per-here-te-pare-basha-pas-fitores-se-berishes/

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit