Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në depon farmaceutike të QSUT-së. Aty janë duke u mbajtur vaksinat anti-Covid që kanë mbërritur në Shqipëri.

Në këtë vizitë Rama ka qenë i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu. Ajo u shpreh se ekzistojnë kapacitetet për të mbajtur deri në 7 milionë doza vaksine.
Manastirliu ka bërë të ditur se vaksinat e Pfizer ruhen në temperatura -80 gradë celcius. Gjithashtu, pritet të vijë edhe vaksina e Moderna, sipas Manastirliut.

“QSUT dhe ISHP- Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer* me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave”, shkroi Rama në Facebook.
