“Kasapi” mbyt me duar dy fëmijët më pas vret prindërit, nuk kishin paguar qeranë

Një 60-vjeçar grek me inicialet Dh. B., prind i dy fëmijëve, pronar i banesës ku jetonte çifti shqiptar, Armando dhe Maria Kloci dhe tre fëmijët e tyre është marrë në pyetje nga policia pasi është i dyshuari kryesor nga policia rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur disa ditë më parë.

Greku 60 vjeçar i cili në zonë njihet si ‘Kasapi’ ka pohuar se ai ishte autori i krimit të rëndë. Ai tha për policinë, se kishte vrarë në fillim dy prindërit dhe më pas kishte mbytur dy fëmijët e tyre, 2 dhe 3 vjeç.

Burime të ndryshme raportuan se çifti me pronarin grek kishin pasur konflikte, pasi ai iu kërkonte atyre qiranë e shtëpisë.

- Advertisement -

Mediat greke bëjnë me dije se nga  ekspertiza mjeko-ligjore u konstatua se vrasësi kishte vrarë çiftin me silenciator, pasi asnjë nga fqinjët e tyre nuk kishte dëgjuar të shtëna me armë dhe më pas fëmijët.

Sipas ekspertizës fëmijët humbën jetën për shkak të mbytjes nga fyti ndërsa  babai i fëmijëve, kishte marrë dy plumba në kokë. Plagë arme kishte dhe bashkëshortja e tij.

Raportohet se ai ka përdorur silenciator edhe për të vrarë paraprakisht qentë e shtëpisë, përpara se sa të hynte në banesë dhe të ekzekutojë familjen shqiptare.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit