Kapriçot e motit në javën e parë të janarit, zonat ku pritet të ketë reshje dëborë

Ditët e fundit të këtij viti dhe të parat e vitit 2022 pritet të karakterizohen nga mot kthjellët, pas reshje shiu apo dëborë, por me temperatura të ulta kryesisht në zonat veri-lindore dhe jug-lindore.

Në këto zona, parashikohet që temperaturat të zbresin deri në -10 gradë celcius, kurse Ultësira Perëndimore dhe pjesa qendrore e vendit do të jenë më të ngrohta.

Situata pritet të marrë një kthesë të fortë duke filluar nga data 5 janar 2022, ku parashikohen reshje shumë të dendura shiu në veri të vendit, të cilat do të zgjerohen edhe më tej duke “pushtuar” të gjithë zonën veriore përgjatë dative 6-7 janar 2022.

- Advertisement -

Reshjet e dendura do të zbresin edhe më tej duke përfshirë qarkun e Dibrës si edhe zonën malore të Librazhdit, deri në Pogradec.

- Advertisement -

Krahas reshjeve të shiut, në zonat malore pritet edhe dëborë, ndërsa temperaturat do të vijojnë të ulta duke filluar nga 31 dhjetori 2021.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisment -

ME TE LEXUARA