Wednesday, September 23, 2020

Kapet 330 kg drogë nga Brazili me vlerë 100 milionë euro, zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar

Një aksion anti-droge ka ndodhur në Itali, ku Guardia di Finanza ka sekuestruar reth 330 kg që vinte nga Brazili. Katër persona u arrestuan, në mesin e të cilëve edhe një shqiptar.

Së fundmi, janë zbardhur detaje të reja nga aksioni policor. Mediat italiane kanë bërë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi shqiptar me inicialet B. A, lindur në Itali.

Kur është arrestuar, ai ka pasur me vete dokumenta shqiptare. Shtetasi nuk rezulton me precedentë penale në Itali, por nuk ka as leje qëndrimi.

Katër të arrestuarit, mes tyre edhe shqiptari, akuzohen për veprën penale “trafik ndërkombëtar droge”. Lënda narkotike u gjend në Spezia, e fshehur mes pllakave të granitit. Ajo ishte transportuar me kontenier deri në port.

Raportohet se droga në treg kapte vlerën e rreth 100 milionë euro. Të arrestuarit janë shqiptari, një italian, një kroat dhe një brazilian.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e mërkurë, 23 shtator

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 23 shtator, 2020

DashiHëna do të ketë ndikim të favorshëm, por ju duhet të jeni të vendosur që të gjeni të gjitha zgjidhjet për problemet tuaja. Megjithatë...

Grida Duma: Rama do të dalë nga politika në mënyrën më të shëmtuar të mundshme

Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës, a e penalizon Partinë Demokratike?Kjo ishte...

Mashtrimi me maskat e Covid/ Skandali në Itali përfshin edhe Shqipërinë

Hetimi ndërkombetar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë...