Monday, October 26, 2020

Kallash në çantën e shpinës dhe tentoi të vidhte marketin, prangoset i riu

Një 20-vjeçar nga Laknasi, Kamëz është vënë në pranga pasi ka tentuar të  vjedhë një market gjatë mbrëmjes së djeshme. Gjithashtu në momentin e arrestimit atij i është gjetur dhe një armë kallashnikovi. I arrestuari është shtetasi me iniciale K.K.

Policia mori inofrmacion se ky shtetas po qarkullonte në orët e pasdites, me biçikletë, duke mbajtur me vete një çantë shpine, brenda së cilës dyshohej se mund të kishte armë zjarri.

Ai u prangos në momentin kur po përgatitej të hynte në një market. Gjate kontrollit fizik atij i është gjetur në çantën e shpinës, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë.

Sipas policisë, dyshohet se ky shtetas mund të jetë autor edhe i disa tentativave të tjera për vjedhje me armë, të ndodhura më parë në Tiranë.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Gafa e Pampurit “11×2=24”, Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gafën e ish-deputetes së PD-së, Oriola Pompuri, e cila teksa po llogariste shtretërit në spitalet Covid, tha se...

Ekzekutohet udhëheqësi i lartë i al-Kaidës, pjesë e terroristëve më të kërkuar në botë

Forcat afgane kanë ekzekutuar udhëheqësin e lartë të al-Kaidës, Abu Muhsin al-Masri. Ai ishte pjesë e listës së Byrosë Federale të Hetimit...

“Shkarravina që bëjnë si moderatore”, zbulohet për kë prezantuese e kishte ironinë Ori Nebiaj

Ditën e dielë, moderatorja Ori Nebiaj bëri një status thumbues ndaj një moderatoreje. Ajo nuk përmendi emër në këtë status.

“Qeveria e papërgatitur për valën e dytë të koronavirusit”, denoncimi i fortë i Bashës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përmendur rastin e babait të një gazetari. Ndonëse kishte simptoma, atij nuk iu bë tamponi për 6 ditë...