Monday, October 26, 2020

“Janë objekt i çdo të keqeje”, dy të miturit shqiptarë ngecin në Siri, daja i tyre mes lotësh: “Na ndihmoni t’i sjellim në atdhe”

Daja i fëmijëve

Xhetan Ndregjoni është daja i Evës 14 vjeçe dhe Endritit 12 vjeç. Të miturit kanë 7 vite që kanë ngecur në zonën e luftës në Siri dhe i kanë bërë apel shtetit që t’i ndihmojë të rikthehen në atdhe.

Mes lotësh, daja i tyre ka treguar se kanë 6 vite që i kanë kërkuar ndihmë shtetit. Ai ka deklaruar se ata i kanë shkruar edhe kryeministrit, i cili u ka thënë se po merren me këtë çështje, por asgjë nuk është bërë.

 

Sipas dajës së tyre, të miturit janë rrëmbyer nga babai i vet, i cili i çoi drejt Sirisë.  Daja ka thënë se ka komunikuar vetëm një herë me vajzën 14 vjeçe.

Ai ka thënë se tani nuk kanë asnjë rrugë tjetër ndihme, përveç ndërgjegjësimit mediatik dhe shoqeror. “Ata fëmijë tani mund të jenë objekt i çdo të keqe, nuk dimë se çfarë ndodh me ta”, ka thënë daja i fëmijëve për “Fax news”.

“Mos pyet si po e përballon motra, nuk e di si e gjen dita e nesërme. Kam plot 7 vjet që po shpreson për to dhe nuk arrij dot që t’ju jap një përqafim. Në çdo derë ku kemi kontaktuar e vetmja rrugë është mënyra institucionale dhe çdo institucion ka shprehur gatishmëri, por nuk kemi parë asgjë”, tha ai.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Gafa e Pampurit “11×2=24”, Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gafën e ish-deputetes së PD-së, Oriola Pompuri, e cila teksa po llogariste shtretërit në spitalet Covid, tha se...

Ekzekutohet udhëheqësi i lartë i al-Kaidës, pjesë e terroristëve më të kërkuar në botë

Forcat afgane kanë ekzekutuar udhëheqësin e lartë të al-Kaidës, Abu Muhsin al-Masri. Ai ishte pjesë e listës së Byrosë Federale të Hetimit...

“Shkarravina që bëjnë si moderatore”, zbulohet për kë prezantuese e kishte ironinë Ori Nebiaj

Ditën e dielë, moderatorja Ori Nebiaj bëri një status thumbues ndaj një moderatoreje. Ajo nuk përmendi emër në këtë status.

“Qeveria e papërgatitur për valën e dytë të koronavirusit”, denoncimi i fortë i Bashës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përmendur rastin e babait të një gazetari. Ndonëse kishte simptoma, atij nuk iu bë tamponi për 6 ditë...