Saturday, September 19, 2020

“Jam i tmerruar”, rrëfehet shqiptari që jetoi në Beirut: “Spitalet të tejmbushur me të lënduar, katastrofë”

Pas katastrofës së ndodhur pasditen e djeshme, spitalet e Beriut në Liban janë tejmbushur me pacientë. Kjo vjen edhe në kushtet kur spitalet ishin në gjendje të keqe për shkak të pacientëve me Covid-19.

Drejtori i Institutit Nacional Demokratik për Lindjen e Mesme, Arianit Shehu, që ka jetuar prej vitesh në Beirut, ka folur mbi këtë shpërthim. Ai ka thënë se të gjitha spitalet e Beriutit janë të stërmbushur me të lënduar.

Më tej, Shehu ka raportuar se çdo gjë e përfshirë në rrafshin e 2 kilometrave është e shkatërruar, ndërsa në radiusin prej 12 km, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas tij, shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe 22 kilometra larg epiqendrës.

Shehu ka deklaruar se Libani është i rënduar në aspektin ekonomik dhe mund të përballet me varfëri tani. Porti i Beriutit, që u shkatërrua, ishte porti kryesor për import dhe eksport.

Shqiptari ka bërë të ditur se rezervat shtetërore të grurit ishin deponuar afër portit dhe ato janë shkatërruar. Muajt e fundit Libani është goditur nga kriza financiare dhe nga pandemia e Covid-19.

Shehu ka jetuar prej disa vitesh në Beriut. Ai ka një lidhje emocionale me Beirut, që e ka konsideruar qytetin më të veçantë në botë.

“Jam i tmerruar sot me shpërthimin në depon e portit të Beirutit. Beiruti ka qenë shtëpia ime dhe për të gjithë që kanë jetuar aty, Beiruti gjithmonë do të mbetet qyteti më i veçantë dhe më i bukur në botë”, tha ai për “Express”.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.

Ndodh skandali, deputeti filmohet duke parë video erotike në Kuvend

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në Kuvendin e Tajlandës. Një deputet është filmuar...

Për një copë rrugë! Vritet me thikë babai i dy fëmijëve në Durrës, si ndodhi ngjarja e rëndë

Një vrasje ndodhi mesditen e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 34 vjeç, u vra nga Arbër Koti, pas...