Italia mbetet jashtë botërorit – Maqedonia e Veriut i thotë “O Bella Ciao” në kohë shtesë (Video)

Italia nuk mundi të fitonte në përballjen me Maqedoninë e Veriut këtë të enjte, në ndeshjen e luajtur në Palermo për ndeshjet play-off të vlefshme për kualifikueset e botërorit.

Italianët e Mançinit dominuan thuajse të gjithë takimin, me shume tentativa në portën maqedonase, por pa e gjetur golin për minutat e rregullta të takimit. Në fund, kur priteshin kohët shtesë, një goditje e Trajkovskit nga jashtë zonës, depërtoi Donarumën duke i dhënë Maqedonisë së Veriut një rezultat që askush nuk e kishte parashikuar.

Italia mbetet për të dytin edicion radhazi jashtë Botërorit. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini u eleminua kështu nga Maqedonia e Veriut dhe takimi Itali – Maqedoni e Veriut u mbyll me rezultatin 0-1.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit