Ismail Kadare shpallet fitues i çmimit të rëndësishëm, jep mesazhin e fortë

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka fituar çmimin Pakmimit Pak Kyong-ni 2019. Çmimin e ka fituar për shkak të rolit të tij të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare, ku ka nxjerrë në pah përvojat historike të vendit.

Shkrimtari ishte i ftuar në Qendrën e Shtypit në Gwanghwamun në Seul. Aty ai tregoi historinë dhe përvojat e popullit shqiptar dhe ka kritikuar regjimin totalitar.

Më shumë se 10 romane të Kadaresë janë përkthyer në gjuhën koreane. “Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara në Europë. Ishte një vend komunist nën diktaturë”, u shpreh Kadare në Seul.

“Ishte e ndaluar të flitej se si bota perëndimore është kaq afër”, u shpreh Kadare për kohën e diktaturës në Shqipëri. Ndërkaq, ai ka folur dhe për rënien e regjimit dhe largimin për në Paris.

“Kur librat e mi u botuan për herë të parë ishin nga kombet që Shqipëria i kishte etiketuar si armiq. Të drejtat e njeriut nuk respektoheshin në Shqipëri”, tha Kadare më tej. Ceremonia do të zhvillohet të shtunën dhe Kadare do të marrë 100 milionë fitime.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e mërkurë, 25 nëntor

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...

Vrasja Azem Hajdarit/ “Kam listën me autorët e vrasjeve në Tropojë, Berisha të mos …

Në një intervistë të gjatë Sali Lushaj ka folur lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.Për gazetën Panorama Sali Lushaj shprehet se Sali Berisha nuk...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor, 2020

DashiHëna është e favorshme: përfitoni prej saj, qiell i bukur për dashuri. Në punë, ky është një vit që përfshin vendime të rëndësishme dhe...