Ish këshilltari i Berishës zbulon detaje të atentatit ndaj Azemit: “Ruçi hoqi rripin e pantallonave për t’i lidhur plagën”

Gazetari Ilir Kadia, ish këshilltari i Sali Berishës, ka kujtuar disa nga momentet e atentatit kundër Azem Hajdarit. Ai u vra më 12 shtator 1998.

Nëpërmjet një rrëfimi në Facebook, Kadia kujton se atëherë Gramoz Ruçi, sot kryetar Kuvendi, hoqi rripin e pantallonave. Këtë e bëri për t’i lidhur plagën Azemit.

Kadia thotë se deputetët e PS dhe të PD u bashkuan për t’i dhënë ndihmën e parë Hajdarit. Sipas tij, kjo u bë për të mbajtur peshë trupin e pishtarit të demokracisë.

Rrëfimi i plotë i Kadias:

Kur Azemi therriste:“Nuk duam spektatore!”
E kam fiksuar ne kujtese Azem Hajdarin tek sheshi para mences te Qytetit “Studenti” te henen e pare te pas revoltes studentore qe priu te shtunen e atij dhjetori te ftohte te 90-tes!Tirana ish gdhire me lajmin se ishin rrahur studentet nga policia dhe qytetaret nje nga nje po vinin ne ate shesh!Por pylli i tyre ish ende i rralle!Azemi i vuri duart si hinke para gojes dhe therriti drejt dritareve e balkoneve te konviktit te vajzave qe shikonin sheshin prej andej, te pavendosura cdo benin,ti bashkoheshin atij apo te shkonin ne auditor! Azemi therriste:”Nuk duam spektatore,nuk duam spektatore!” Ku ta dija une qe ajo thirrje jehonte e trokiste jo vetem neper dritaret e te gjithe konvikteve te qytetit “Studenti” por edhe te gjithe shtepive shqiptare qe ushqeheshin me tullon apo xhamave te thyera te dritareve te uzinave e fabrikave qe ushqenin punetoret pa punuar me 80 perqind te pages! Pastaj ne shesh dhe ne megafon kush nuk doli e kush nuk foli! Por kushtrimin e dha Azemi!Ate dite e pashe per here te pare!

Miq u beme me vone!Pas fillimit te transmetimeve te BBC ne shqip ne shkurt 93’! Azemi nuk pushoi asnjehere,qe nga kushtrimi i pare e deri tek krismat e plumbave qe i moren jeten pa bere lajm!Do tregoj per lajmin e plagosjes se tij ne foltoren e parlamentit!Qellova te jem atje! Kico Blushi me ftoi te pinim nje gote ne klubin e salles se Parlamentit.Klubi plot!Ne tavolinen krah tones Gafur Mazreku,deputeti socialist qe pak minuta me vonte do shprazte koburen mbi Azemin qe do fliste ne foltoren ku nje dite me pare ishin kapur me duar si ne nje mundje mes kuksianesh e tropojanesh,ishte mes deputetesh te tjere te partise se tij.Azemi hyri ne klub dhe shkoi drejt tek ai duke i vene doren ne qafe.Nuk degjova cfare i tha por mendova se i lypi pajtim!Ai iku dhe pak me vone edhe Gafurri dhe fill pas tij…krisma e pare!Pataj e dyta, e treta…!

Deputetet e klubit ja mbathen ne cast!Mbeta vetem me manjetofonin.Mu dha dhe e ndeza!Bera te dal kur ne ate pak holl ku dalin e hyne deputetet ne salle pashe Azemin qe perpiqeshin ta ngrinin ne krah.Ishin Gramoz Ruci,Tritan Shehu,Maksim Cikuli,Anastas Angjeli…Gramozi hoqi rripin e pantallonave dhe desh ti lidhte plagen, qe dukej gjak, ne kofshe! “Kam dy plumba ne shpatull,Gramoz!”- I tha Azemi.Manjetofoni im incizonte frymemarrjen e veshtire te Azemit dhe fjalet e kembyera mes deputeteve mjeke te Parlamentit!Dikush erdhi e tha se kish ndaluar nje makine te kuqe mirepo ajo nuk mund te vinte deri tek dera sepse rrugen e kish zene autobuzi i RTSH qe transmetonte drejtpersedrejti!Gramoz Ruci,Tritan Shehu,Maksim Cikuli,Anastas Angjeli…nuk mbaj mend kush tjeter I lidhen duart kryq dhe formuan vigun mbi ta cilen u shtri Azemi!Por ky ish vigu i fundit i formuar me duar te bashkuara mes demokratesh dhe socialistesh per Azemin! Tjetri do ish…arkivoli!Brenda tij Azemi nuk do e degjonte dot kushtrimin:”Azem,Azem,ti je gjalle!”
Tani Azemi…po vdes!

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e enjte, 22 tetor

Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e enjte, 22 tetor, 2020

DashiPërpiquni t’u kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni. Në frontin e punës, ndryshime të vogla janë në rrugë e sipër që mund të menaxhohen mirë....

Gazetari zbulon të tjera fakte për Metën: I dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 vrasje

Meta për “Luftën e Vlorës”: Dëshmoi se ky vend ka zot, fati i këtij vendi i përket vetëm popullit Gazetari Adriatik Doçi ka bërë së...

Drejtori i Ramës infektohet me virus, ja si paraqitet gjendja e tij

Kreu i Kadastrës, Artan Lame është konfirmuar me koronavirus.Burime bëjnë me dije për abcnews.al se Lame ka patur simptoma të koronavirusit duke kërkuar bërjen...