Saturday, September 19, 2020

Ish deputeti i PS shërohet nga Covid-19, por virusi i ka bërë dëmin e madh në organizmin e tij

Fatmir Toçi, ish deputeti socialist, është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka dhënë vet ish deputeti përmes një postimi në Facebook.

Mirëpo, ai ka thënë se do duhet të trajtohet ende në spital për shkak se virusi i ka prekur mushkëritë. Ai ka thënë se koronavirusi i ka shkaktuar dëme serioze në mushkëri.

“Pas 25 ditësh nga testimi i tamponit të parë, dje u krye testimi i tamponit të dytë, i cili rezultoi NEGATIV. Ky është një lajm i gëzueshëm, entuziast e shpresëdhënës, tashmë nuk ka më virus Covid-19 në trupin tim, edhe pse kjo e keqe nuk kaloi pa dhënë një goditje në mushkëri, të cilën e ka prekur pjesërisht, duke më detyruar të mbetem edhe për ca kohë nën kujdesin e jashtëzakonshëm të mjekëve dhe specialistëve të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Sauk të Tiranës, ku organizon e drejton me dorë të hekurt prof. Perlat Kapisyzi me stafin e tij të mrekullueshëm.

Dua të mendoj, dhe besoj, që edhe në qendrat e tjera spitalore, të cilat janë angazhuar në luftën anticovid është i njëjti impenjim dhe të njëjtat rezultate. Nuk gjenden fjalët për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për këta heronj të kohës sonë, që i janë përkushtuar me profesionalizëm dhe humanizëm jetës së të tjerëve, duke harruar shpesh edhe veten e tyre.

Me ato që kam parë e shoh çdo ditë këtu, fjalët janë të varfra dhe nuk mund të shprehin as të njëmijtën e angazhimit njerëzor dhe të shpirtit të tyre fisnik, për t’ju shërbyer dhe për t’i shpëtuar jetët njerëzore. Me përulësi përpara tyre, që mu gjenden në ditët më të vështira të jetës sime dhe po më rikthejnë në jetë!”, shkruan Toçi në postimin e tij në rrjetet sociale.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...

Shokuese/ Prindërit dhunojnë 7 vjeçaren ndërsa xhaxhai e përdhunon, e mitura: “Më vrisni”

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi në Meksikë. Një vajzë 7 vjeçare është dhunuar fizikisht nga prindërit dhe është përdhunuar nga...

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.