Pak më parë, u raportua se është infektuar me koronavirus një kryetar njësie bashkiake në Tiranë. Së fundmi, është mbyllur mini-bashkia nr. 2 në Tiranë.
Vendimi ka ardhur për shkak të infektimit të tij. Mësohet se punonjësit e kësaj mini-bashkie janë karantinuar në shtëpitë e tyre.
Gjithashtu, është bërë dezinfektimi i zyrave të mini-bashkisë dhe punonjësve u është marrë tamponi. Pritet të dalin rezultatet e tyre.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri u evidentuan 90 raste të reja me koronavirus. Kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë 80 pacientë të shtruar tek Infektivi.