“I armatosur” me fishekzjarrë, policia ndalon shqiptarin nga Kosova

Na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja Shqipëri-Francë dhe masat kontrolluese të policisë janë shtuar.

Bëhet me dije se një incident është regjistruar sot në kufirin me Kosovën, ku gjatë kontrolleve të ushtruara në pikën kufitare të Morinës në autobusin me drejtues shtetasin kosovar B. M, gjeti një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Burime zyrtare thanë se në autobus udhëtonin në mënyrë të organizuar shtetas kosovarë për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Francë.

NJOFTIMI I POLICISË
Në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin e futjes së fishekzjarrëve dhe kapsollave në stadium gjatë ndeshjes që do luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë, Policia ka shtuar masat e kontrollit duke filluar që në hyrje në pikat e kalimit kufitarë dhe deri në momentin që tifozët do hyjnë në stadium.

Si rezultat i masave të marra, Policia Kufitare e Morinës gjatë kontrollit të ushtruar së bashku me autoritetin doganor në autobusin me drejtues shtetasin kosovar B. M, gjeti një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në këtë autobus udhëtonin në mënyrë të organizuar shtetas kosovarë për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Francë.

Kontrollet e rrepta do vijojnë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, dhe në çdo ambient ku dyshohet se mund të ketë fishekzjarre dhe kapsolla, si dhe për elementë me precedent kriminal që mund të tentojnë për të hyrë në stadium.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit të bërë paradite me grupin e punës për menaxhimin e masave të marra për mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar, kërkoi nga të gjitha strukturat e Policisë, angazhim, seriozitet, përkushtim për përmbushjen e detyrave. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozërisë dhe sportdashësve që të respektojnë me rigorozitet gjithë udhëzimet e dhëna nga Policia dhe Federata e Futbollit, dhe të mos tentojnë për të futur në stadium sende të kundërligjshme pasi do përballen me pasojat ligjore.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Mafia Rama-Veliaj/ Reagon ashpër Këshilltari gjerman: “Rasti i Kryebashkiakut, jo i izoluar”

Martin Henze, një prej këshilltarëve të CDU-së gjermane, ka reaguar lidhur me përgjimet e anti-mafies italiane të publikuara së fundmi, ku hidhet dritë mbi...

Arian Çani e pyet ‘live’ këngëtarin shqiptar nëse është gay, ja përgjigja e tij

Këngëtari Mirudi u etiketua si “Konçita shqiptare” për faktin se tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij në Festivalin e Këngës. Në një lidhje direkte...

Dogji për së gjalli 12-vjeçaren shqiptare/ Zbulohet pas 9 vitesh identiteti i pedofilit që tentoi të përdhunonte të miturën në Greqi

Greqi – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa vitesh ndaj një vajze të vogël me origjinë shqiptare, e cila u dogj e...

E bujshme/ Italia hedh në gjyq kompanitë prodhuese të vaksinës anti-COVID, zbardhet arsyeja

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi se Italia do të kërkojë llogari ndaj kompanive Pfizer dhe AstraZeneca për vonesat në dërgimin e vaksinave. Përmes një postimi...