Humb jetën ish-ministri i Partisë Demokratike, shuhet nga COVID teksa po transportohej me avion drejt Italisë

Ish ministri i Brendshëm në kohën e qeverisjes së PD, Bashkim Kopliku ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare.

Prej ditësh ai kurohej në spitalin e Durrësit, por gjendja e tij u rëndua se fundi si pasoje e COVID.

Ditën e sotme u vendos dhe dërgimi i tij drejt Italisë për mjekim të specializuar, ku edhe ndërroi jetë në avion gjatë transportit.

Ai kishte refuzuar që të shtrohej në spitalet Covid në Tiranë. Me profesion inxhinier elektronik, Kopliku në skenën politike do të mbahet mend si një politikan me identitet të fortë politik dhe një kritik i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi dhe ish- presidentit Sali Berisha.

Ai ishte ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë.

Pas vitit 1997, pasi u largua nga Partia Demokratike, ai nuk u përfshi më në politikë, ndërsa ishte i pranishëm mediatikisht në debatet politike.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

E dhimbshme/ Burri 81 vjeç i këndoi poshtë dritares së spitalit, humb jetën nga koronavirusi gruaja e tij

Javë më parë u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale një video e një burri 81 vjeç. Poshtë dritares së spitalit ku...

Zbardhen të dhënat, sa përqind e popullsisë duhet të infektohet që bota t’i rikthehet normalitetit

OBSH ka dhënë disa detaje mbi përqindjen e popullsisë që duhet të infektohet për të arritur imunitetin. Sipas OBSH, 60-70% e popullatës...

E tmerrshme, vdes nga koronavirusi djali 10 vjeç: “Ishte i rrezikuar nga Covid, dhimbje e papërshkrueshme”

Një djalë vetëm 10 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Ngjarja e rëndë është raportuar në Britaninë e Madhe.

E rëndë në Bruksel, shqiptari ekzekutohet me armë zjarri

Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e kaluar në Bruksel, Belgjikë. Një shqiptar është vrarë me 8 plumba.Ngjarja...