Humb jetën papritur nënkryetari i parlamentit, u shemb në tokë para se të bënte intervistën

Nënkryetari i parlamentit gjerman, Thomas Opperman, ka humbur jetën krejt papritur. Ai ishte duke u intervistuar nga transmetuesi ZDF kur u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Thomas ka humbur jetën në moshën 66 vjeçare. Ministri i Punës së Gjermanisë, Hubertus Heil, ka shkruar në Twitter se “lajmi për vdekjen e Oppermann më mbushi me trishtim të madh”.

Thomas Opperman

Në fund të gushtit, nënkryetari i Bundestagut dhe politikani i SPD, njoftoi se nuk do garonte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mbi vdekjen e tij, ka shprehur ngushëllimet edhe kancelarja Angela Merkel.

 “Unë e kam vlerësuar atë për shumë vite si një partner i besueshëm dhe i drejtë në koalicionin e madh. Si nënkryetar i Bundestagut gjerman, ai i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm parlamentit tonë në kohë të trazuara”, tha Merkel.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Lajm i trishtë, aktori i rolit legjendar humb jetën

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat e huaja. David Prowse, aktori i njohur britanik, që ka luajtur rolin e Darth...

“Më tha se nuk i shërbenin”, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëvra tek Senatoriumi rrëfen detajet shokuese

Për mediat ka folur Anton Skabonda, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëflijua sot tek “Shefqet Ndroqi”. Vëllai i të ndjerit i...

Krejt papritur, Einxhel Shkira largohet nga moderimi i emisionit “Binjakët”

Këtë sezon televiziv ka nisur emisioni “Binjakët” të vëllezërve Donald  dhe Romeo Veshaj. Bashkë me ta moderonte edhe Einxhel Shkira.

Iu gjet kokainë brenda në makinë, arrestohet nga policia këngëtari i famshëm

Këngëtari shumë i njohur grek, Notis Sfakianakis, është arrestuar nga policia. Ai u ndalua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.