Miliarderi amerikan Sheldon Adelson ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Ai ishte manjat i kazinove dhe hoteleve në Las Vegas.

Sipas mediave në SHBA, Adelson ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë. “Forbes” ka bërë të ditur se pasuria e tij llogaritej në 35 miliardë dollarë.
Kështu, ai ishte njeriu i 28-të më i pasur në botë. Adelson e harxhoi një pjesë të madhe të parave të tij për të përkrahur politikanët republikanë, si në SHBA dhe në Izrael.

Ai konsiderohet si një nga figurat më ikonike që ngjalli konkurrencën në Las Vegas. Adelson ndërtoi kompleksin “Venetian”, një model që e përsëriti edhe në Macau dhe Singapore.