Saturday, September 19, 2020

Vdes tragjikisht vajza shqiptare 7 vjeçe, shkoi të bënte kontroll në spital por i dhanë mbidozë

Një vajzë e mitur ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Prishtinë. Dyshohet se e mitura ishte vetëm 7 vjeçe dhe kishte shkuar në një klinikë private për të bërë një rezonancë magnetike të kokës.

Por fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë nga mbidoza e anestezisë. Xhaxhai i së ndjerës ka bërë të ditur se ajo ka qenë zgjuar gjatë kohës kur po i bënin rezonancën, por më pas humbi jetën nga mbidoza e anestezionit.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka deklaruar se rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë” dhe po hetohen rrethanat e ngjarjes.

“Sot në stacionin policor jugor në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Víktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Trupi i víktimës është dërguar në morg për t’u kryer autopsia dhe zbardhur shkaqet e vdekjes”, ka thënë Ahmeti.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.

Ndodh skandali, deputeti filmohet duke parë video erotike në Kuvend

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në Kuvendin e Tajlandës. Një deputet është filmuar...

Për një copë rrugë! Vritet me thikë babai i dy fëmijëve në Durrës, si ndodhi ngjarja e rëndë

Një vrasje ndodhi mesditen e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 34 vjeç, u vra nga Arbër Koti, pas...