Mbrëmjen e djeshme avokati i njohur Spartak Ngjela ka habitur me një deklaratë të bërë për femrat.
Gjatë bisedës ku po flitej për bukurinê, Ngjela deklaroi se nuk i afrohet fare një femre që nuk është e bukur.
“Sjellja mund ta rrëzojë bukurinë, por nuk ngre shëmtimin në të bukurën”, është shprehur Spartak Ngjela, duke nënkuptuar se sado sjellje të mirë të ketë, nuk mund ta bëjë femrën të bukur.
“Pa bukuri fizike, unë nuk afrohem. Afrohem, por nuk kam afekt. Duhet të më ketë afektuar, nuk është gjatësia ajo që më afekton. është diçka tjetër. Cila? Ua them unë. Magjia”, ka theksuar ai në emisionin e Jonida Shehut.