Friday, October 30, 2020

Grumbull njerëzish para Drejtorisë së Policisë në Tiranë: 27 të arrestuar brenda, familjarët dhe avokatët mblidhen jashtë

Mbrëmjen e sotme 27 persona janë arrestuar në Tiranë, të akuzuar për një sërë shkeljesh dhe abuzimesh me ndërtimet që pësuan dëmtime pas tërmetit të 26 nëntorit.

Plot 40 urdhër ndalimesh ka lëshuar Prorkuroria e Tiranës, që pretendon se ka arritur të identifikojë dëmtimet e pësuara nga tërmeti në disa godina si dhe shkaqet. Sakaq, forcat e policisë në Tiranë po punojnë për gjetjen dhe shoqërimin e personave të tjerë.

Mes të shoqëruarve ka ish-zyrtarë, ndërtues dhe arkitektë.

Ndër ta janë: Bardh Plaku, ish-kreu i komunës Farkë, Besnik Fuçia, ish-kryetar i Komunës së Farkës, ish-shefi i urbanistikës në Vorë, Luan Beta si dhe arkitektet Anila Harxhi e Stela Maze.

Operacioni është i shtrirë kryesisht në Vorë, Komunën Kashar dhe Komunëne Farkës.

Sakaq edhe në ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë ka prezencë të madhe të personave, familjarë të të ndaluarve por edhe avokatët.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Shpërthen tritoli në shtëpinë e gazetarit shqiptar, për çfarë dyshohet deri tani

Në mesnatë i është vendosur një sasi tritoli banesës së gazetarit Elidon Ndreka. Ai jeton në fshatin Balldren të Lezhës.

Moti për ditën e premte, 30 tetor

Gjatë ditës së premte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Ndahet nga jeta kompozitori Avni Mula/ Dedikimi prekës nga e bija: “Fluturoi në Valsin e Përjetësisë”

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare këngëtari dhe kompozitori i shquar Avni Mula.Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë e bija,...

Infektohet mjekja në Elbasan, tre infermiere karantinohen, s’ka tampone

Infektohet me koronavirus një mjeke infeksioniste në spitalin rajonal ‘ Xhaferr Kongoli” Elbasan, Anjeza Dajlani. Sipas të dhënave të para mësohet se...