Greqia në panik/ Shpërthen gripi: “Vatra filloi nga Shqipëria”

Gripi i shpendëve shpërthen edhe në Greqi.

Ditën e sotme u konfirmua prania e gripit të shpendëve dhe në liqenin e Prepës, pas ngordhjes së pelikanëve kaçurrel.

Nga ana tjetër, pala greke ka ngritur alarmin për numrin e lartë të shpendëve që janë gjetur të ngordhura në ujërat e ëmbla të Greqisë.

- Advertisement -

Qindra pelikanë dhe mjelma janë gjetur të ngordhur, ndërsa shkaku dyshohet se është gripi i shpendëve, H5N8.

Sipas autoriteteve që kanë filluar një operacion të madh për mbledhjen e këtyre shpendëve, janë më shumë se 1000 pelikanë të ngordhur në Prespën e Vogël, ndërsa 60 të tjerë janë gjetur në liqenin Heimaditida dhe 12 në atë të Zazarit pranë Aminteos. Madje, në operacion marrin pjesë edhe forcat e ushtrisë pasi bëhet fjalë për një numër të madh shpendësh që duhet të mblidhen dhe të groposen në kushte të caktuara higjenike.

Gjithashtu edhe në liqenin e Kosturit deri më tani janë evidentuar dy mjelma dhe mbi 50 pelikanë të ngordhur, ndërkohë që po kryhen kontrolle të vazhdueshme, pasi shpesh pelikanët lëvizin mes dy liqeneve.

Deri tani nuk ka asnjë rast tjetër të konfirmuar në fermat e zonave të Greqisë perëndimore, bëjnë me dije shërbimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit