Friday, September 18, 2020

Greqia mban peng shqiptarët, shtyn sërish hapjen e kufirit, të mbyllura deri më 30 shtator

Sot është marrë vendimi se Greqia ka vendosur të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë.

Ambasada Greke në Shqipëri ka njoftuar se kufiri do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri më 30 shtator.

Sipas këtij njoftimi lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi, njofton ABC News.

Gjithashtu pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, do të lejohen 750 qytetarë dhe 300 të tjerë do të lejohen në Kapshticë.

Po ashtu një tjetër element i rëndësishëm siç edhe është bërë me dije më parë, të gjithë persona që kalojnë në kufi duhet të kenë plotësuar formularin, jo më vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit, po ashtu duhet të disponojnë test negativ për COVID-19 jo më herë se 72 orë para hyrjes në kufi.

Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin “Elefterios Venizelos”,duhet të qëndrojnë në karantinë 7 ditore në banesat e tyre.

Sakaq mësohet se qeverisa greke ka në plan të shtrëngojë masat edhe brenda vendit, vendim ky i njoftuar pas rritjes drastike të rasteve me COVID-19.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Përplasja fatale i merr jetën 30 vjeçarit që po lëvizte me biçikletë në Fier, mbeti i vdekur në vend

Një aksident fatal automobilistik është shënuar së fundmi në vend. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00.

Moti për ditën e premte, 18 shtator

Gjatë ditës së premte, në vend do të mbizotërojë koha e vranët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Tragjike, ndahet nga jeta mjeku i njohur, njihet si themeluesi i Okulistikës Shqiptare

Një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare, Gjergji Cepa, është ndarë sot nga jeta në moshen 81-vjeçare.Deri në moshën 78-vjeçare, edhe pse në pension, ai...

Makina del nga rruga, plagosen rëndë dy të rinjtë

Dy persona janë plagosur në një aksident në fshatin Shënpjetër të Fierit.Raportohet se rreth orës 16:15, shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier,...