Wednesday, September 23, 2020

Gjirokastër/ Zhduket 17 vjeçari, babi i shqetësuar tregon kur e ka parë për herë të fundit

Mësohet se një 17-vjeçar është denoncuar nga familjarët i zhdukur prej 8 ditësh. Bëhet fjalë Izet Tosuni, 17 vjeç nga fshati Libohovë, Gjirokastër. Babai i Izetit shprehet se djali vuan nga probleme mendore.

Më tej ai shtoi se nuk ka qenë hera e parë që është larguar nga shtëpia, teksa nuk përjashton mundësitë që mund të jetë rrëmbyer. Sipas babit të 17-vjeçarit, pronari ku i riu punonte ka pasur konflikte me një tjetër person dhe të gjithë dyshimet i ka tek ky i fundit.

“Djalin e kam hequr nga shkolla se nuk më mëson dhe nga mendja mendore e kisha pak të dobët, e kam djalin vetë që nuk e çova një herë në spital për kurim.

Më ka ikur djali nga ora 05:30, më ka ikur djali nga puna, është parë në kthesën e Libovës. Është djalë i mbarë, ashtu i thotë mendja çakmak, ça i thotë mendja bën. Është larguar edhe një herë tjetër para dy vjetësh. Ka vajtur në Mashkullor.

Ai që ma kishte marrë në Mashkullor, bëri çdo gjë dhe më mori ne celular. Unë vras mendjen se djali më ka ikur me frikë nga fshati, se pronari ku punonte ka pasur një problem me një djalë tjetër”, u shpreh ai në një intervistë për mediat

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e mërkurë, 23 shtator

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 23 shtator, 2020

DashiHëna do të ketë ndikim të favorshëm, por ju duhet të jeni të vendosur që të gjeni të gjitha zgjidhjet për problemet tuaja. Megjithatë...

Grida Duma: Rama do të dalë nga politika në mënyrën më të shëmtuar të mundshme

Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës, a e penalizon Partinë Demokratike?Kjo ishte...

Mashtrimi me maskat e Covid/ Skandali në Itali përfshin edhe Shqipërinë

Hetimi ndërkombetar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë...