Gjendet e vdekur nga mbidoza ish-princesha e Katarit

Ish-princesha e Katarit, Kasia Gallanio u gjet e vdekur në rezidencën e saj në Spanjë prej disa ditësh të cilat nuk komunikonte me të afërmit e saj. Prej disa kohësh ajo ishte transferuar në Spanjë, ku jetonte në një vilë luksoze në Marbella.

Sipas informacioneve paraprake vajza e saj e vogël kishte telefonuar Policinë spanjolle nga Parisi pasi nuk kishte të mundur të kontaktonte me të ëmën dhe se nuk dihej se ku ishte. Nga mediat qarkullon lajmi se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e mbidozës pasi Gallioano ishte përdoruese e drogës. Megjithatë autoritetet thanë se janë në pritje të rezultateve të autoposisë

Sipas mediave franceze, policia spanjolle ka gjetur trupin e Gallanio në një krevat pa shenja dhune. Një prej vajzave të saj kishte njoftuar policinë nga Parisi se nuk kontaktonte dot prej ditësh me nënën e saj. Në trupin e 45 vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Kasia Gallanio kohët e fundit po luftonte me alkolin.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit