Sunday, September 20, 2020

Gënjyen në “Dua të të bëj të lumtur” për të ngrënë bukë, reagon Arbana Osmani (Foto)

Dje qarkulloi gjerësisht në media lajmi se Elida, një grua nga Burreli e cila bëri publike historinë e jetës së saj me bashkëshortin, Arjanin përsa i përket surprizës në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”që ka qenë e gjitha një deklaratë e rreme , e bërë kjo në mënyrë që të merrnin ushqime dhe para për të paguar qiranë.

Shkak i kësaj deklarate që Elida ka shpallur si të rremë të gjithë surprizën në “Dua të të bëj të lumtur”, ka reaguar ditën e sotme vetë produksioni.

Nga një bisedë telefonike live në emisionin “Historia ime”, me ish-bashkëshortin e saj Arianin, Elida ka treguar gjithçka sesi i ndihmoi stafi i “Dua të të bëj të lumtur”, pasi ajo bëri historinë e saj publike në puntatën e 12 janarit: Se harrova, edhe emisioni që është bërë herën tjetër, është bërë me dijeni të Arianit, sepse na kanë paguar dy muaj qira dhe na kanë sjellë tre muaj ushqime në shtëpi. Po, kam gënjyer. Kemi rënë në komplot me Arianin që dolëm në emision. Thjesht që të paguanim qiranë dhe të merrnim ushqime. Na paguan dy muaj qira dhe tre muaj na sollën ushqime.

Lidhur me këtë deklaratë të fortë, në reagimin e tyre stafi i “Dua të të bëj të Lumtur” , sqaron se gjithçka është bërë me vullnetin e lirë të të dy partnerëve, ku të dy kanë firmosur të pa imponuar nga askush, që të deklaronin me përgjegjësi të plotë dhe të vetëdijshëm deklarimet e ndërramara.

  

Arban Osmani, moderatore e këtij emisioni ka reaguar gjithashtu duke ripostuar deklaratën që ka bërë stafi i “Dua të të bëj të lumtur”.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...