Furtunë në Bundestag, Rama: Nuk jam unë pas sulmeve ndaj Krichbaum

Seanca dëgjimore me Komisionin për Çështjet europiane në Bundestagun gjerman i ka dalë nga kontrolli Kryeministrit Rama.

Kryetar i këtij Komisioni është Gunter Krichbaum, i sulmuar nga mediat afër Ramës për qëndrimin e tij se Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave.

Burime nga seanca 1 orëshe në Bundestag bëjnë të ditur për SYRI.net se Rama e ka nisur paraqitjen e tij me një ndjesë për fyerjet e disa mediave në drejtim të kryetarit të Komisionit, Gunther Krichbaum.

Rama i dënoi sulmet e shpifjet ndaj Krichbaum ‘si të poshtra e të ndyra’, por tha se, “si kryeministër i një vendi të lirë, ai nuk kishte mundësi të ndalonte shkrime të tilla prej kazani.”

Por kryeministri Rama nuk ka mundur t’ia hedhë vetëm me një ndjesë.

Burime diplomatike konfirmojnë për SYRI.net se deputeti i CSU-së Florian Hahn e kundërshtoi Ramën, duke i thënë se mediat që sulmuan kolegun Kricbaum ishin media pranë tij dhe se ‘për këtë arsye ndjesa e Ramës nuk i dukej e sinqertë’.

Mësohet se pothuajse të gjithë deputetët që morën fjalën, përfaqesues të CDU, SPD, të Gjelbërve, Liberalëve dënuan sulmet e ulëta ndaj kolegut të tyre dhe kryetarit të komisionit Krichbaum./Burimi:syri.net

TE FUNDIT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e martë, 24 nëntor

Gjatë ditës së martë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

‘Sot numri më i lartë i viktimave nga Covid-19’, Manastirliu apel qytetarëve: Bëhuni të përgjegjshëm, tregon 3 ‘armët’ që duhet të përdorni kur dilni...

Sot u shënua numri rekord i viktimave nga covid-19 që nga fillimi i pandemisë, 17 jetë të humbura.Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka...

Vrau me sqepar burrin e saj, zbardhet deklarata në polici e Drane Dedës: Më detyroi të bëja 10 fëmijë

Një 58-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, teksa ai po flinte gjumë.Ngjarja ndodhi në Kurbin të Lezhës, ku Drane Deda vrau me sqepar...

Horoskopi për ditën e martë, 24 nëntor, 2020

DashiNëse ka një vullnet nga të dy, historitë e dashurisë që kanë pasur një krizë tani mund të rikuperohen. Në punë, ekziston një dëshirë...