Wednesday, September 23, 2020

FSHF vendos 3 qershorin si datë për rinisjen e sezonit futbollistik/ Gaz Demi: Unë doja të ndërpritej fare, por…

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur 3 qershorin si datë për rinisjen e sezonit futbollistik.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së sotme ndërmjet FSHF-së dhe presidentëve të klubeve të Superiores.

Tashmë FSHF pret miratimin nga ana e qeverisë.

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, foli pas mbledhjes në FSHF në lidhje me vendimin e marrë që kampionati të rifillojë në datën 3 qershor, teksa deklaroi se ai dëshironte që gara të ndërpritej farë pasi sipas tij, Shqipëria nuk i ka kushtet e duhura. Gjithsesi UEFA ka dhënë ultimatum që kampionati të rifillojë, pasi në të kundërt, penalizohen ekipet që shkojnë në Europë.

“E vështirë që në Shqipëri të plotësohet protokolli, por do mundohemi. Do ketë kosto më të madhe. Shpresojmë ta realizojmë. Nuk është e vonuar data 3, qershor nuk mund të fillonte më shpejt. Unë doja të ndërpritej fare për vete. UEFA nuk e lejon që të ndërpritet sepse digjen klubet që shkojnë në Europë. Partizani është jashtë Europë, por edhe kushtet e Shqipërisë, janë të vështira, ndaj opinioni im ishte që të ndërpritej. Por UEFA i penalizon klubet që shkojnë në Europë, ndaj do bëhet, por kushtet në Shqipëri janë shumë të vështira”, u shpreh Demi.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e mërkurë, 23 shtator

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 23 shtator, 2020

DashiHëna do të ketë ndikim të favorshëm, por ju duhet të jeni të vendosur që të gjeni të gjitha zgjidhjet për problemet tuaja. Megjithatë...

Grida Duma: Rama do të dalë nga politika në mënyrën më të shëmtuar të mundshme

Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës, a e penalizon Partinë Demokratike?Kjo ishte...

Mashtrimi me maskat e Covid/ Skandali në Itali përfshin edhe Shqipërinë

Hetimi ndërkombetar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë...