Gazetari dhe publicisti Frok Çupi mendon se vazhdimi i qëndrimit të Metës si president nuk do jetë i gjatë.
“Marrëveshja në politikë është e domosdoshme. Por opozitën e keni parë që është e luhatur. Problem tani është presidenti, i cili ka hyrë në një betejë për jetë a vdekje. Në Shtator nuk do të kemi këtë President”, tha ai.
Në lidhje me qëndrimin e Metës ai u përgjigj si më poshtë:
“Jam i bindur, sepse në të kundërt bie mazhoranca, nëse bie mazhoranca bie Amerika. Nëse Meta është President, këtu ka rënë Amerika, e gjithë influenca perëndimore në Shqipëri”.tha ai