Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Kombinat, ku u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre Xhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë. Prej 2 muajsh, familja jetonte në izolim dhe nuk kishin kontakte me fqinjët.
I vetmi që interesohej për to ishte vëllai i Zhanetës, i cili tre javë më parë tentoi të komunikonte me të motrën. Kjo e fundit i shmangej kontaktit me të dhe vizitave në shtëpi.
Për shkak të kësaj situate, vëllai kishte shkuar në polici dhe tregoi situatën e të motrës. Një patrullë policie shkoi në banesën e familjes Josifi dhe e pyetën Zhanetën nëse kishte ndonjë problem që ishte izoluar me vajzat.
Kjo e fundit ka thënë se ishin izoluar për shkak të situatës nga koronavirusi. Ndërkaq, prej 5 muajsh, Zhaneta dhe e bija e saj, Blerta, mbanin në shtëpi trupin e pajetë të vajzës tjetër, Anisës.
Fqinjët ishin alarmuar për erën e rëndë që vinte nga shtëpia e tyre. Për ta fshehur erën, nënë e bijë e lyenin me vaj dhe uthull trupin e së pajetës dhe e kishin mbuluar me disa batanije.