Mbrëmjen e djeshme Shqipëria ka arritur të marrë një fitore fantastike ndaj Islandës në “Elbasan Arena” duke fituar në shifrat 4-2.
Padyshim një fitore e merituar por gjithashtu edhe shumë e vonuar, pas ndeshjeve të shumta negative.
Kjo vazhdon na jep besimin për një kualifikim në Europian.
Menjëherë pas ndeshjes është intervistuar kapiteni i kuqezinjëve, Elseid Hysaj, i cili është shprehur se ende nuk e beson se gjendet në listën e golashënuesve për ndeshjen e sotme.
“E dinim se kishim potencialin për të luajtur ndaj Islandës. Ishim të bindur për një lojë të bukur këtë herë. U largova vetë. Akoma nuk e besoj se kam bërë gol. Duhet të shkoj jashtë dhe të marrë veten njëherë. Ka qenë ndjenja më e bukur që kam ndierë”, ka thënë Hysaj.