Fieri kthehet në vatër koronavirusi me 34 të prekur, mes tyre mjekë, mësues dhe policë

Qyteti i Fierit është kthyer në një vatër të rrezikshme koronavirusi prej disa ditësh. Së fundmi, ministria e Shëndetësisë raportoi se ishin infektuar 34 persona.

Ky është numri më i madh i të infektuarve në këtë qytet prej fillimit të pandemisë. Në mesin e të infektuarve është dhe një mjeke nga Patosi.

Ajo punon në Urgjencën spitalore të Fierit. Po ashtu, janë infektuar dy mësues në shkollat “Mustafa Matohiti” dhe “Perikli Ikonomi”, një edukatore në koshptin nr.4, një police dhe një punonjëse burge.

Prej fillimit të pandemisë, në vend janë infektuar gjithsej 16.501 persona me Covid-19. Ndërkohë, janë shënuar 443 viktima.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Zbardhen prapaskenat e sherrit, ja arsyeja pse aktori Rezart Veleshnja u largua nga emisioni “Shiko Kush Luan”

Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në...

Aksident rrugor në Tiranë, motori përplas 75-vjeçaren

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një motor, ka përplasur një këmbësore në rrugën ‘Tre...

Kur do të ndryshohet ora dhe a është kjo hera e fundit? Ja çfarë ka vendosur Bashkimi Evropian

Edhe në këtë vit ndryshimi i orës do të jetë si në vitet më parë, pavarësisht se BE e ka marrë tashmë vendimin për...

Momente nga protesta sotme/ 18 të proceduar, mes tyre ish deputetja dhe kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”

Policia ka proceduar penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit të sotëm para ministrisë së Jashtme greke.Ata do procedohen për veprat penale...