Festoi ditëlindjen, policia gjobit Bes Kallakun dhe 30 të ftuarit, të pranishëm Meta dhe Kryemadhi

Administratori i lokali ku festoi ditëlindjen aktori i njohur Bes Kallaku është gjobitur me një shumë të majme prej 1 mln lekësh.

Policia e Tiranës sqaron se dy ditë më parë, Kallaku kishte organizuar festën në fshatin Laknas në rrethinat e Tiranës, ku kishte ftuar 30 persona.

Përveç organizatorit, policia thotë se ka identifikuar nëpërmjet pamjeve të karremave të gjithë pjesëmarrësit dhe do t’i gjobisë një për një.

Në këtë festë ishte i ftuar dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, përveç personazheve të tjera të njohur.

Policia sqaron gjithashtu se ka marrë masa edhe për gjashtë punonjës policie duke i pezulluar nga detyra.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.

Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë .

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Lajm i trishtë, aktori i rolit legjendar humb jetën

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat e huaja. David Prowse, aktori i njohur britanik, që ka luajtur rolin e Darth...

“Më tha se nuk i shërbenin”, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëvra tek Senatoriumi rrëfen detajet shokuese

Për mediat ka folur Anton Skabonda, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëflijua sot tek “Shefqet Ndroqi”. Vëllai i të ndjerit i...

Krejt papritur, Einxhel Shkira largohet nga moderimi i emisionit “Binjakët”

Këtë sezon televiziv ka nisur emisioni “Binjakët” të vëllezërve Donald  dhe Romeo Veshaj. Bashkë me ta moderonte edhe Einxhel Shkira.

Iu gjet kokainë brenda në makinë, arrestohet nga policia këngëtari i famshëm

Këngëtari shumë i njohur grek, Notis Sfakianakis, është arrestuar nga policia. Ai u ndalua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.