Familjarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara marshojnë në Tiranë/ Plotësoni të drejtat

Vullnetarë, fëmijë me aftësi të kufizuara si dhe familjarët e tyre marshuan sot në Tiranë, për të kërkuar plotësim së të drejtave të tyre. Njëzëri, ata bënë thirrje për më shumë kujdes nga shoqëria dhe institucionet shtetërore në shërbim të fëmijëve me aftësi ndryshe si dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore për trajtimin më të mirë të tyre.

Në Shqipëri për këtë kauzë ka 1300 mësues ndihmës, që ndihmojnë rreth 3500 fëmijë me paaftësi të ndryshme.

Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, duke marrë përsipër që t’i zbatojë këto të drejta. Në Tiranë ka 720 fëmijë me aftësi ndryshe nga sistemi parashkollor deri në klasën e 12-të dhe në ndihmë të tyre janë 250 mësues ndihmës.

- Advertisement -

Në Shqipëri, një mësues ndihmës duhet të punojë me 2 deri në 3 fëmijë me aftësi ndryshe, kur prindi kërkon që fëmija i vet të mbështetet me mësues të këtij specialiteti.

Mendohet se rreth 90% e fëmijëve që marrin raport nga Komisioni i Vlerësimit të Paaftësisë për Punë, KEMP, e pranojnë gjendjen dhe kërkojnë mësues mbështetës dhe vetëm një pjesë e vogël e refuzojnë mbështetjen.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit