Disa ditë më parë, Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, u arrestua nga policia. Ajo u akuzua për përhapje paniku në rrjetet sociale pas tërmetit të 26 nëntorit.
Sot, Xhuljana u dënua me “detyrim paraqitje” dy herë në muaj nga Gjykata e Durrësit. Në një deklaratë të fundit, ka folur edhe babai i të resë.
Ai ka thënë se ndihet keq për vendimin e gjykatës. Sipas tij, Xhuljana është një fëmijë që u frikësua dhe se mori vetëm 22 like në Facebook në postimet e saj, pra nuk u përhap në Shqipëri.
“Unë jam baba dhe frikësohem për veten time. Jo një fëmijë, një femër dyerve të Gjykatës dreqi e mori. Është turp!”, ka thënë ai për “Fax News”.
Më tej, babai i Xhuljanës shtoi se nuk e kanë lënë që të takohet me të bijën, pa i dhënë një arsye përse. “Ishalla e kemi shtetin e fortë dhe për punë të tjera siç e ka për këto viktima që i fut burgjeve”, ka shtuar ai.