Fifi është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare. Ajo është shumë e komentuar në media për jetën e saj personale dhe jo vetëm.
Gjithashtu, Fifi është shumë aktive në profilin e saj në Instagram. Aty ajo publikon foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Fifi ka zbuluar një foto të rrallë nga fëmijëria e saj. Kjo foto daton në kohën kur këngëtarja ka qenë vetëm një fëmijë.
Në këtë foto, Fifi shihet afër të afërmve të saj. Ajo ka pasur flokë të zeza me balluke, ndërsa buzëqesh në foto. Siç shihet, këngëtarja nuk ka ndryshuar shumë.
