Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha bëri premtime të mëdha nga Selenica. Madje, ai tha se do të ulte ndjeshëm çmimin e naftës dhe të energjisë elektrike.
Mbi këto deklarata, ka reaguar së fundmi zv. Kryeministri Erion Braçe. Përmes një statusi në Instagram, ai ka shpërthyer keq ndaj kryedemokratit.
Braçe thotë se nëse luftojnë për interes publik, atëherë Basha dhe të tjerë duhet ta “çojnë b*thën” nga karriget. Zv. Kryeministri thotë se pompën e re të Ujësjellësit në Selenicë që ishte djegur e zëvendësoi qeveria. Gjithashtu, ai përmend dhe transformatorin që është djegur.
“TI LYRZIM NUK PO LUFTON PER KARRIGE?
TI LYRZIM PO LUFTON PER
INTERESIN PUBLIK?
E ke seriozisht kid?
Atehere,
merre per veshi ate Papin tend,
domethene “kryetarin legjitim” te Selenices,
te dy bashke coni bythen nga karrigia partiake e tavolina po e tille,
shkoni e nderroni transformatorin nga merr energji pompa e ujesjellesit se meruat Selenicen;
Ka 7 dite pa uje dhe Papi yt legjitim as qe mendon per kete!
Ujesjellesi eshte ne pronesi te tij,
pompen e dogji se e linte dite nate ndezur e pa kontroll;
Pompem e re ja bleme dhe ja vendosem ne, Qeeeeeveeeeeriiiiiiiiiiiiaaaa!
Tani lerini denglat me e ne karrige e nderroni transformatorin se edhe ate e keni djegur!
Ky eshte interes publik!
Bejeni tani meqe qenkeni ne Selenice!
Ndryshe e bejme ne,
por ti e ju hani peshk pas kesaj!”, shkruan Braçe.