Wednesday, September 23, 2020

Era e fortë shemb pemët dhe shtyllat, reagon Ministria e Mbrojtjes: Shmangin qëndrimet në afërsi pallateve

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me erën e pazakontë që ka kapluar vendin duke bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimet në afërsi pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente.

Ndërkohë, Ministrja Xhaçka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe. Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e mërkurë, 23 shtator

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 23 shtator, 2020

DashiHëna do të ketë ndikim të favorshëm, por ju duhet të jeni të vendosur që të gjeni të gjitha zgjidhjet për problemet tuaja. Megjithatë...

Grida Duma: Rama do të dalë nga politika në mënyrën më të shëmtuar të mundshme

Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës, a e penalizon Partinë Demokratike?Kjo ishte...

Mashtrimi me maskat e Covid/ Skandali në Itali përfshin edhe Shqipërinë

Hetimi ndërkombetar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë...