Elsa Lila i këndonte varferisë, sot e inkriminuar me banda. Ja artistët që nuk u mjaftoj talenti

Jemi rritur me artkrijimin dhe talentin që kanë përcjellë ndër vite në estradën dhe skenën shqiptare. Por sa e lehtë është për publikun që të përgenjështrohet e trukuar bukur? Nga krahu tjetër kemi mësuar se nuk i duhet besuar shumë  personazheve mediatik dhe se asnjë idhull nuk është perfekt.

Prej vitesh Elsa Lila i këndonte varferisë  dhe sot përfshihet pjesë e një bote kriminale dhe bandash droge sepse ndoshta talenti nuk i ka mjaftuar.

E dini se sa pseudokengetare kerkojnë të kenë zërin e Elsa Lilës?
Epo mund të dalim në konkluzionin se egoja njerëzore asnjëherë nuk është e mjaftueshme si për të dhe disa nga kolegët e saj.

- Advertisement -

Mediat italiane kanë raportuar se është arrestuar këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elsa Lila pasi dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike.

Por Elsa nuk është e vetmja artiste me famë në Shqipëri që është arrestuar për implikim në trafik droge.

Me po të njëjtën akuzë janë arrestuar edhe këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi, aktori i  ndjerë Koço Devole dhe aktori Viktor Zhusti.

Liljana Kondakçi u arrestua në Greqi për llogari të shtetit Italian. E cilësuar si Mina e Shqipërisë, Kondakçi u arrestua në Selanik në vitin 2010, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua më pas në Itali. Mediat në shtetin fqinj shkruajnë se Kondakçiu bënte trafik droge, pasi u shpëtonte kontrolleve policore, duke shfrytëzuar reputacionin e saj si këngëtare. Sipas medias italiane, këngëtarja shqiptare nisi problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit, teksa transportonte tre kilogramë heroinë. Sipas medias italiane, Kondakçi njihej ndryshe me emrin e koduar “mamaja”, siç thirrej nga banda, e cila dyshohej se përbëhej nga 20 anëtarë. Në janar 2013 ajo u lirua nga burgu dhe u riatdhesua në Shqipëri.

Ndërkohë Koço Devole u kap me drogë po ashtu në valixhe në Itali, në vitin 2002. Ai u prangos vërtetë bashkë me tre persona të tjerë nga Shqipëria të cilët dyshohen si trafikantë drroge. Arrestimi u krye në atë kohë nga policia Italiane në Bari. Aktori Koco Devole mësohet ti ketë thënë hetuesve Italian se nuk ka lidhje me bashkëatdhetarët e kapur me drrogën dhe se ndodhej rastësisht në makinën e tyre. Devole qëndroi shtatë muaj e gjysmë në burg, përpara se të lirohej.

Aktori Viktor Zhusti u arrestua në Greqi më 1998, po ashtu për lëndë narkotike. Mediat e atëhershme e komentuan me të madhe arrestimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilogramë heroinë. Ai u dënua me 18 vite burg, dënim të cilin e kreu në burgun “Hanja”.

 

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit