Friday, October 30, 2020

Eli Fara tregon si u njoh me ish-burrin: U turpërova nga prindërit dhe ai më rrëmbeu…

Këngëtarja Eli Fara, e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” ka folur për jetën e saj private, si e ka njohur ish-bashkëshortin dhe arsyen pse u nda nga ai. Ajo u shpreh se ishte lidhur me bashkëshortin sapo kishte mbaruar gjimnazin dhe ishte detyruar që të martohej për shkak se familja e saj mori vesh çdo gjë.

Ardit Gjebrea: Nuk ke folur asnjëherë për jetën tënde private, nuk të kam dëgjuar, është një vajzë në jetën tënde, si erdhi, cila është historia?

Eli Fara: Vajza ka ardhur në jetë kur unë isha shumë e re, isha vetëm 18 vjeç, kështu që kuptohet se jam martuar shumë e re në një situatë jo fort komode. Jo fort komode edhe për ta thënë. Unë isha në shkollën e mesme dhe studioja për kanto dhe merrja pjesë në aktivitete kulturore. Shumë shpesh isha për prova në pallatin e kulturës dhe aty kalonin djem çapkënë korçarë. Njëri prej tyre mu qep keq, nuk shpëtova dot. Ishte dashuria e parë, ato emocionet e para, ndjenjat që të lindnin për dikë që nuk e di se kush është. Unë u dashurova vetëm duke parë pamjen. Ishte çun simpatik dhe nuk mendoja për të tjerat sepse isha adoleshente, nuk më interesonte se kishte një shkollë, profesion apo çfarë punonte, apo se çfarë bënte në jetë. Unë isha 17 vjeç, shumë shpejt familja e mori vesh që unë po dilja me dikë dhe u bë një shqetësim, tërmet i madh. Jetonim bashkë të gjithë xhaxhallarët e mi, me dajën, me hallat, ishin shumë familje që rrinin bashkë dhe bëheshin me njëri-tjetrin shumë. Fisi bëri një mbledhje të madhe dhe kujtoj që u ndjeva e fyer dhe e turpëruar sepse ndoshta varet nga karakteri dhe natyra, kisha një krenari të tepruar edhe pse shumë e re dhe vendosa që nëse djali do pranonte, unë do ikja nga shtëpia. Ai u tregua i gatshëm dhe ndodhi. Sigurisht tani që jam pjekur, që kam Marinën, nuk jam krenare për atë që bëra, por janë gabime të një moshe shumë të re.

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëri që të ikje, dashuria?

Eli Fara: Nuk isha e sigurt nëse më bëri dashuria të largohesha, por u ndjeva e lënduar, e mendova veten që mbas kësaj që ndodhi në qoftë se do rrija, do kisha turp t’i shihja në sy njerëzit e familjes dhe të afërmit dhe nga kjo u nisa. Gjithsesi në mendjen time e kisha që isha e përgatitur në jetë sepse nuk kisha ndonjë jetë me përkëdhelira, si të gjitha familjet shqiptare që janë rritur në vuajtje.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...

“Ja vatrat kryesore të përhapjes” Pëllumb Pipero, bën deklaratën e rëndësishme për virusin

Pas masave të reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëv si pasojë e rritjes së rasteve me COVID19, ka folur dhe mjeku i...