Edi Rama merr “super lajmin pozitiv” sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka lëshuar “sinjale” pozitive sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Bashkimi Europian është shumë i përkushtuar që Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim brenda muajit qershor të këtij viti. Po bëhen të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për palët. Jam i bindur se javen tjeter do të ketë një zhvillim shumë pozitiv, që do të jetë shumë i rëndësishëm për Shqipërine”, tha Michel në mesazhin dërguar Ramës.

Duke vlerësuar si të drejtë kërkesën e Ramës që Shqipëria të kërkojë ndarjen, shumë shtete të mëdha si: Franca, Italia, Holanda dhe Gjermania i kanë bërë kërkesë urgjente Bullgarisë që të heqë veton ndaj Maqedonisë pasi në këtë mënyrë po mbahet “peng” integrimi i Shqipërisë.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit